BBCAlbanian.com | News | Albanian News index

mercoledì 8 luglio 2009

Berluskoni, përgëzime për koalicionin Berisha-Meta


Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, i ka telefonuar dje kryeministrit Sali Berisha, të cilin e ka uruar për fitoren në 28 qershor. “Kryeministri italian Berluskoni e përgëzoi Kryeministrin Berisha për koalicionin që ka bërë me zotin Ilir Meta dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke u shprehur se ‘ky është veprimi i duhur që unë personalisht e përshëndes’. Gjithashtu, kryeministri italian Berluskoni theksoi se ky përbën një koalicion premtues për Shqipërinë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave. Berluskoni e siguroi kryeministrin Berisha se ai dhe qeveria italiane do t’i japin një mbështetje të fuqishme dhe të gjithanshme qeverisë së re, në rrugën e saj drejt zhvillimit dhe integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

burimi marre nga panorama.com.al

0 commenti:

Posta un commento