BBCAlbanian.com | News | Albanian News index

martedì 7 luglio 2009

Vdes turistja, e zë korenti në dushin e hotelit

KAVAJE- Kanë qenë fatale pushimet për çiftin Kacani nga Tetova që kishin zgjedhur të pushonin në Golem të Kavajës. Gruaja 51 vjeçare, Selvina Kacani, 51 vjeç, ka rënë ne korent teksa kishte hyrë për të bërë një dush në hotelin ku ishte rezidente për sezonin veror.

Siç ka dëshmuar bashkëshorti Jashari, dje pasdite ajo ishte ngritur nga çadra e plazhit dhe kishte mbërritur në dhomën e hotelit për të bërë një dush. Sapo ka hapur ujin, energjia elektrike ka shkarkuar në trupin e saj duke e lënë të vdekur. Bashkëshorti thotë se ka tentuar me çdo kusht ta shpëtojë por ka qenë e pamundur.

Forcat e policisë së Kavajës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet ka rezultuar se gruaja kishte gjetur vdekjen nga energjia elektrike. Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, policia ka marrë në pyetje dëshmitarët okularë, pronarët e hotelit, si dhe punonjësit.

burmi marre nga http://www.shekulli.com.al

Nessun commento:

Posta un commento