Liderët e Bashkimit Evropian ranë sot zyrtarisht dakord për të emëruar Hose Manuel Barrosos për një mandat të dytë pesëvjeçar si president i Komisionit Evropian, duke e vënë nën presion Parlamentin Evropian që të aprovojë kandidaturën e tij.
Liderët evropianë kishin shprehur më parë mbështetjen për ish-kryeministrin konservator të Portugalisë, por deri tani nuk kishin miratuar ligjërisht kandidaturën e tij.
Liderët e BE-së besojnë se çdo vonesë në miratimin e Barrosos mund të dëmtojë figurën e tij dhe vetë ekzekutivin e bllokut 27-anëtarësh, një organizëm i fuqishëm rregullator, në një periudhe kur Evropës i duhet një lidership i fortë për ta nxjerrë nga kriza më e rëndë ekonomike pas shumë dekadash.
"Jam i kënaqur që tashmë të gjitha vendet anëtare ranë zyrtarisht dakord për emërimin e presidentit të Komisionit", thuhet në një deklaratë të kryeministrit suedez Fredrik Reinfeldt, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.
Ai deklaroi se ky vendim "do të garantojë vazhdimësinë e punës së rëndësishme të Komisionit në çështjet si ndryshimi i klimës, kriza ekonomike etj".
Barroso, 53 vjeç, është kandidati i vetëm i propozuar, por emërimi i tij kërkon mbledhjen e parlamentit dhe të qeverive të vendeve anëtare. Aleatët e tij të qendrës së djathtë janë forca më e madhe në parlament, por nuk e kanë maxhorancën e nevojshme.
burimi i marre nga shekulli.com.al
giovedì 9 luglio 2009
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
0 commenti:
Posta un commento