BBCAlbanian.com | News | Albanian News index

lunedì 6 luglio 2009

Meta: Rama më ofroi kryeministrin me vota të blera nga PD

Zoti Meta, ju dhatë dje
arsyet e vendimit që morët
për të hyrë në një aleancë
qeverisëse me Partinë
Demokratike dhe kryeministrin
Sali Berisha. Ju përmendët
këtu refuzimin nga
ana e Partisë Socialiste të një
bashkëpunimi të vazhdueshëm
me ju apo të vetë
kryetarit socialist, përpjekjet
e kësaj partie për të minimizuar
peshën dhe rolin e
Lëvizjes Socialiste për Integrim
dhe ndërkohë dhatë
dhe një arsye tjetër të
nevojës për një stabilitet të
vendit. Por a do të mjaftonin
këto arsye për t’ia shpjeguar
elektoratit të LSI-së këtë
bashkëpunim me Berishën,
duke qenë se në fushatën
elektorale ju e ngritët këtë
fushatë pikërisht me thirrjen
për të rrëzuar kryeministrin
Sali Berisha nga pushteti?
Absolutisht që kjo është e
vërtetë. Synimi kryesor ka
qenë ndryshimi i qeverisjes në
vend, dhe në këtë drejtim është
bazuar jo vetëm fushata
jonë, jo vetëm programi ynë,
por njëkohësisht ky ka qenë
dhe thelbi i gjithë insistimeve
tona të vazhdueshme për të
realizuar një bashkëpunim,
apo qoftë dhe një koalicion të
vetëm për të mos humbur votat
për shkak të sistemit edhe
me Partinë Socialiste. Mirëpo
të gjitha këto janë refuzuar në
mënyrë stoike nga kryetari
aktual i Partisë Socialiste, i
cili kishte një projekt të tijin
dhe të grupit që qëndronte
pas tij, për të arritur një pushtet
absolut përmes alternativës
së përjashtimit. Në fakt,
në thelb të gjithë kësaj alternative
qëndronte përjashtimi
i gjithë faktorëve të së majtës,
dhe jo vetëm i LSI, por dhe i
faktorëve të tjerë, të cilët janë
zhdukur dhe që të gjithë dalin
sot dhe akuzojnë kryetarin
e këtij koalicioni dhe kësaj
partie edhe se u ka vjedhur
votat.
Kreu i LSI-së, Ilir Meta,
gjatë një interviste në
“Zërin e Amerikës” u
jep përgjigje akuzave
të Edi Ramës.
Po a do ta kuptojë elektorati
juaj?
Elektorati i vërtetë i LSI-së
jo vetëm që e mirëkupton, por
ky elektorat do të shumëfishohet,
për arsye sepse Lëvizja
Socialiste për Integrim nuk
është krijuar për të qenë në
funksion të ambicieve thjesht
të Partisë Socialiste, aq më
tepër të një kryetari të
përkohshëm të saj. LSI është
krijuar për të qenë në funksion
të një programi të qartë
integrues për Shqipërinë, dhe
së dyti, është krijuar pikërisht
për t’u shërbyer interesave të
vendit dhe është momenti i
tillë, i cili ka vetëm dy mundësi
për LSI: ose të kthehet në
një faktor destabilizues duke
kontestuar zgjedhjet - por këtu
ka një problem të madh, sepse
agresioni më i madh ndaj LSIsë
nuk është bërë nga PD-ja
në këtë rast, edhe pse nuk ka
munguar dhe nga PD-ja, por
ka qenë në radhë të parë nga
lidershipi i Partisë Socialiste
dhe nga vetë Edi Rama, që ka
dirigjuar personalisht një
operacion policesko-financiar,
i cili ka synuar kryesisht
korruptimin e anëtarëve të
LSI-së, përmes marrjes sipas
metodave të sigurimit të shtetit
edhe data-base të LSI-së
me gjithë adresat dhe numrat
e telefonave të anëtarëve
tanë dhe së dyti, korruptimin
e numëruesve edhe të Partisë
Demokratike, në mënyrë që
votat e LSI-së apo dhe të partive
tjera të majta të numëroheshin
si të PS-së, dhe votat e
partive të djathta të numëroheshin
si të PD-së. Mua më
vjen keq, që kryetari i PS-së
vazhdon të sillet në mënyrë
tepër hipokrite dhe kalon në
sulme personale, ndërkohë
që duhet të mbajë premtimin
e tij për të dhënë dorëheqjen
për këtë humbje, e cila është e
tija personalisht, sepse ka
qenë ai që ka insistuar për
kodin, i cili i ka humbur së
majtës 12 mandate, ka qenë
ai që ka përjashtuar çdo tentativë
për bashkëpunim që
është ofruar nga ne, dhe më
vjen shumë keq, sepse ndërkohë
që ai dërgonte për ditë të
tëra emisarë që me këto 70
mandate të opozitës të më propozonte
mua për kryeministër
dhe ai të na siguronte disa
vota të trafikuara nga
mazhoranca e djathtë, në
mënyrë që të hiqnim Berishën.
Kjo gjë u refuzua nga ana ime,
sepse kjo nuk mund të pranohej
nga askush dhe çdo përpjekje
për të anatemuar këtë
koalicion është jo vetëm arkaike,
pra i takon së kaluarës,
është jo vetëm folklorike, por e
them me bindje të plotë është
dhe antikombëtare, sepse synon
kompleksimin e Ilir Metës
dhe kompleksimin e LSI-së
për t’u bërë bashkëfajtorë në
një skenar për destabilizimin
e vendit, të shtetit dhe të institucioneve
në një moment
tepër kritik.
Ju përmendni shpesh stabilitetin
e vendit, por kur ju
kërkonit rrëzimin e kryeministrit
Sali Berisha...?
Unë e kërkoj me votë. Nuk
mund të dal në rrugë sot siç
më thotë Edi Rama “Hajde
dalim në rrugë, se janë
vjedhur zgjedhjet”, kur mua
zgjedhjet në radhë të parë m’i
ka vjedhur Edi Rama, si Lëvizje
Socialiste për Integrim. Ne për
këtë kemi kaseta filmime, kemi
fakte, kemi çdo gjë. Por, nuk
mund të rrëzojmë Sali Berishën,
i cili pavarësisht nga
dëshira e jonë, pavarësisht nga
dëshira e cilitdo në fund të fundit
përfaqëson koalicionin
fitues.
Zoti Meta, duke tundur në
mënyrë figurative çelësat e
pushtetit tuaj, a nuk duket se
ju shmangni një zotim të cilit
ju kishit marrë, se do të rishikonit
pozicionin tuaj në këtë
parti nëse nuk do të merrnit
të paktën 30 deputetë?
Absolutisht që unë jam i
hapur për çdo vendim të forumeve
të Lëvizjes Socialiste
për Integrim, dhe çdo gjë do të
vendoset në forumet e kësaj
partie. Për më tepër që në fillim
të vjeshtës besoj se do të kemi
një ripërtëritje të të gjithë strukturave
dhe forumeve të Lëvizjes
Socialiste për Integrim, përfshirë
këtu edhe postin e kryetarit
të kësaj Lëvizjeje dhe pa
asnjë diskutim që unë do t’i
nënshtrohem vullnetit të të
gjitha këtyre strukturave.
Në të vërtetë, procesi
zgjedhor ende nuk ka përfunduar,
ndërkohë që nuk ka as
ndonjë urgjencë për formimin
e qeverisë për sa kohë që
parlamenti i ri nuk do mund
që të mblidhet dot para shtatorit.
Pse nxituat për të bërë
një marrëveshje të tillë, aq më
tepër që ju thatë se ishte një
ndër vendimet më të vështira
të karrierës suaj politike?
Momenti ishte i tillë, që të
gjithë kërkonin mesazh stabiliteti.
Nuk mund të pritej tre
muaj për të diskutuar se çfarë
do të bëhet dhe si do të bëhet
dhe që jo vetëm qytetarët të
jenë nën ankthin e një pasigurie
se çfarë do të ndodhë, apo
nën frikën e zgjedhjeve të tjera,
të cilat do të bëheshin prapë
me këtë kod, prapë me këtë lloj
fryme dhe me këta aktorë politikë.
Njëkohësisht të mos harrojmë
se ekonomia e vendit
është në një situatë problematike,
ndërsa marrëveshja do
të realizohet kur ajo të nënshkruhet
dhe pa asnjë diskutim
që do të ketë negociata, në
radhë të parë për programin
e kësaj qeverie apo të këtij koalicioni,
dhe në këtë aspekt
unë e kam bërë të qartë që çdo
gjë do të jetë e hapur, asgjë
nuk do të jetë si në natën e 21
prillit.
Ju keni thënë dje se kjo
nuk do të jetë një marrëveshje
për histori karrigesh,
megjithatë që kjo të
jetë arritur me një po
xhentëlmenësh duket paksa
e vështirë, duke pasur
parasysh historinë e marrëdhënieve
tuaja me zotin
Berisha, kritikat tuaja ndaj
tij, kritikat e tij ndaj jush. Po
jua shtroj pyetjen ndryshe,
cila do të jetë pesha e LSI në
këtë koalicion?
Unë deri tani nuk kam diskutuar
me askënd për asnjë
karrige. Kam pasur vetëm një
ofertë nga Edi Rama që të
bëhesha kryeministër, si kandidat
i këtyre 70 deputetëve
të opozitës, po i konsiderojmë
66+4, me garanci se ai do të
blinte disa nga deputetët e
Partisë Demokratike.
I bie që ju të bëni një
kapërcim ylberi pa asnjë lloj
kushti?
Nuk është asnjë lloj kapërcimi
ylberi i LSI, pasi edhe në
vetë emrin e saj, edhe në vetë
gjithë misionin e saj ka si
qëllim kryesor integrimin. Integrimin
e Shqipërisë në
Evropë dhe integrimin e shqiptarëve
këtu, pa asnjë diskutim
që do të jetë një faktor
shumë i rëndësishëm për moderimin e politikës shqiptare.
Ne jemi forcë e re dhe
që kur jemi krijuar, kemi sjellë
risi. Dhe kjo është një risi e
jashtëzakonshme në politikën
shqiptare, e cila nuk
mund të kuptohet mirë nga
të gjithë, sepse natyrisht që
ajo është një sfidë ndaj atij
mentaliteti të vjetër dhe folklorik
në politikën shqiptare
dhe pa asnjë diskutim që do
të funksionojë për mendimin
tim, sepse e imponon rezultati
i këtyre zgjedhjeve, e imponojnë
ato reforma që duhet
të realizojë vendi patjetër gjatë
katër viteve që vijnë, ashtu
sikurse këto imponojnë një
bashkëpunim me opozitën e
Partisë Socialiste, ku ne pa
asnjë diskutim do të jemi
shumë luajalë me ta. E majta
ka dy rrugë; një rrugë përmes
LSI-së, për vetë faktin e rezultateve
që është arritur të kontribuojë
në stabilitetin e vendit
dhe për qeverisjen e tij dhe
e dyta për një opozitë sa më të
shëndetshme që ta kontrollojë
këtë qeveri.
Ju insistoni në këtë fakt,
po edhe unë po këmbëngul,
sepse i bie që ju keni bërë
një marrëveshje ku të keni
dhënë garancitë që kryeministri
të mbajë edhe një
mandat tjetër dhe nuk keni
marrë asgjë në këmbim...
Ne nuk kemi bërë asnjë
diskutim, as për kryeministrin
dhe as për ndonjë funksion
tjetër. Ne kemi dhënë një
garanci që do të jemi faktorë
stabilizues, kemi qëllim kryesor
integrimin evropian të
Shqipërisë, përballimin e
efekteve të krizës, garantimin
e këtyre standardeve për pavarësinë
e gjyqësorit, për të
cilat Shqipëria është kritikuar
shpesh. Në fund të fundit do
të jetë një marrëveshje në
radhë të parë me Partinë
Demokratike.
Ju personalisht do të jeni
pjesë e ekzekutivit?
Për mua kjo nuk ka asnjë
lloj rëndësie. Për mua është i
rëndësishëm programi i këtij
koalicioni, është e rëndësishme
që Lëvizja Socialiste
për Integrim të ofrojë kapacitete
nga më të mirat dhe nga
më të spikaturat në mënyrë që
të kontribuojnë për një ritëm
më të lartë të reformave. Për
mua nuk ka asnjë lloj shqetësimi,
asnjë lloj preokupimi
dhe çdo gjë do të diskutohet e
ju do ta merrni vesh në kohën
e duhur. Deri më sot vetëm një
ofertë kam pasur për kryeministër
nga Edi Rama, por ishte
një ofertë, e cila kishte në
bazë të saj trafikun dhe blerjen
e deputetëve të palës
kundërshtare dhe padyshim
që do të sillte një kaos në vend.
Unë s’mund të pranoj që të jem
kryeministër me trafiqe votash.
Po në qoftë se do të ketë
kalime të tjera nga e majta
drejt këtij koalicioni, i bie që
të jeni sërish pjesë e këtij
trafiku?
Kalime të tilla mund të
kishte dhe pa vajtur LSI-ja, por
unë mendoj që edhe zoti Berisha
tregoi një përgjegjshmëri
për momentin, duke lexuar
rezultatin e zgjedhjeve. Sepse
mesa di unë ka pasur shumë
kandidatë për të kaluar nga e
djathta, por padyshim që qeveritë
nuk mund të mbahen
dhe kurrsesi nuk duhet të
mbahen mbi trafiqe të tilla
deputetësh, por ato duhet të
mbahen mbi marrëveshje
politike dhe mbi programe të
qarta e transparente.
burimi panorama.com.al

Nessun commento:

Posta un commento