
Pa asnjë mandat në Kuvendin e ri, Paskal Milo e sheh situatën rrjedhojë të fiozofisë që ndoqi lidershipi i Partisë Socialiste. Në vija të trasha, përqendrimi i pushtetit tek forca e madhe që drejtoi koalicionin si dhe shkatërrim i partive të vogla. Milo thotë se kjo filozofi prodhoi humbjen e së majtës.
Krahas bashkimit të së majtës, kusht për bashkëpunimin e mëtejshëm, do të jetë sipas Milos ndryshimi i Kodit elektoral. Partitë në 28 qershor konkuruan për herë të parë sipas sistemit proporcional rajonal, që dukshëm favorizonte dy formacionet e mëdha politike.
Kodi Zgjedhor është po aq një shqetësim për partitë e vogla edhe në kampin e djathtë. Por sipas Sabri Godos President i Asamblesë së Republikanëve, ndryshimi i tij nuk do të jetë kushti themelor i bashkëpunimit me PD.
Në të djathtë, zhvillimet duken më optimiste kjo dhe për shkak të aleancave të reja që garantojnë një qeverisje të qendrueshme. Godo thotë se bashkëpunimi PD-LSI ishte domosdoshmëri për të mënjanuar çdo krizë të mundëshme në qeverisje.
Godo flet dhe për zhvillimet në kampin rozë duke e konsideruar të domosdoshme dorëheqjen e kryetarit të PS Edi Rama si një hap, që ndjek logjikën e humbjes së zgjedhjeve. Godo tha gjithashtu se PD-PR do tË vijojnë bashkëpunimin në nivelin e qeverisjes qendrore. Negocimi me Partinë më të madhe, që qeveris vendin jo domosdoshmërisht, do të përfshijë për diskutim Ministrinë e Shëndetësisë. Të hënën pasdite, PR do të përcaktojë më qartë detajet e këtij negocimi.
burimi marre na TVklan.tv
Nessun commento:
Posta un commento