BBCAlbanian.com | News | Albanian News index

lunedì 6 luglio 2009

LZHK ankimon rezultatin ne qarkun e Tiranes


Levizja per Zhvillim Kombetar, e cila kandidoi per keto zgjedhje në koalicionin “Poli i Lirisë”, ka ankimuar dje rezul-
tatin në katër KZAZ të qarkut të Tiranës, duke pretenduar par-
regullsi gjatë procesit të votimit dhe të numërimit të votave.
Konkretisht partia e drejtuar nga Dashamir Shehi kërkoi pav-
lefshmërinë e zgjedhjeve në KZAZ-në 52, e cila është në njës-
inë 8 si dhe rinumërimin e votave në KZAZ-në 46 (njësia 2),
KZAZ-në 59 (bashkia e Kavajës) dhe KZAZ-në 54 (njësia 10).
Por në mbledhjen e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
vendosi të shtyjë shqyrtimin e këtyre kërkesave për shkak se
nuk janë miratuar ende tabelat përfundimtare të qarkut të Ti-
ranës. Vendimi u miratua me katër votat e komisionerëve të
djathtë, pasi tre komisionerët e majtë propozuan që kërkesa të
merrej në shqyrtim, duke qenë se materialet zgjedhore të 28
qershorit për këto zona që pretendohej ndodheshin tashmë nën
administrimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
burimi panorama.com.al

0 commenti:

Posta un commento