BBCAlbanian.com | News | Albanian News index

martedì 7 luglio 2009

Liberalizim vizash vetëm me pasaportë biometrike


Disponimi i një pasaporte biometrike me të gjitha elementet e lartë të sigurisë, është tashmë një kusht themelor për përfitimin dhe liberalizimin e vizave, për të gjithë shtetasit shqiptarë.
Klodian Branko ”Pajisja me pasaportën biometrike bëhet në të njejtën procedurë dhe në të njëjtën zyrë aplikimi. Nga procesi i liberalizimit të vizave do të përfitojnë vetëm qytetarët që do të jenë të paisur me pasaportën biometrike. Duke vazhduar të garantojmë kapacitetet e plota për aplikim, i kërkojmë të gjithë qytetarëve t’i drejtohen zyrave përkatëse për t’u paisur me këto dokumenta të standarteve të larta.”
Nëse të gjithë shtetasit shqiptarë do të tregoheshin të vullnetshëm për ta përmbushur këtë standart, brenda një viti shqiptarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Europian. Burime nga firma franceze Sagem, deklarojnë se janë kapacitetet për të prodhuar 20 deri në 30 mijë pasaporta në ditë.
Po kështu, Ministria e Brendshme ka sqaruar se dokumenti i vetem i identifikimit do të jetë vetëm letërnjoftimi elektronik.
Branko ”Paisja me kartën e identitetit është e domosdoshme që çdo qytetar të përfitojë shërbimet dhe realizojë marrëdhëniet me institucionet publike dhe ato private”.
burimi tvklan.tv

0 commenti:

Posta un commento