
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot të mos lexojë votat e KZAZ nr.20 të qarkut të Fierit, të shmëdebatuarat kuti ku PS pretendon mandatin e 9 të deputetit. Kryetari Ristani ka dekalruar se situata po tensionohet për të bërë pis zgjedhjet, pasi me ligj këto kuti nuk mund të hapen në këtë moment. Por vendimi i KQZ-se dhe tabelat që ka sjellë KZAZ mund të ankimohen më vonë. Nënkryetarja Subashi që ka mbrojtur gjithnjë tezën e hapjes së 9 kutive, ka deklaruar se "kutitë duhet të hapen pasi ato ishin të rregullta në momentin që janë marrë në dorëzim dhe anëtarët e KZAZ nr.20 në mënyrë abuzive nuk kanë shënuar rezultatin në tabelat përmbledhëse të rezultateve. Ajo shkon më tej duke akuzuar Ristanin se ka qenë ai që ka udhëzuar komisionerët që të mbyllin sa më shpejt këtë çështje dhe të plotësojnë tabelat, ndërsa situata në Fier po tensionohej (nata e 1 korrikut). Në përfundim të mbledhjes, KQZ me 4 vota pro dhe 3 kunder miratoi tabelat e rezultateve të 7 KZAZ-ve të Fierit, duke mbyllur procesin në këtë qark.
Gjatë debateve në mbledhje, nënkryetarja Subashi argumentoi se: "Në qarkun e Fierit ka tre kategori çështjesh: Tre qendra votimi ku nuk është votuar fare por nuk e diskutojmë sot. Kategoria e mospërfshirjes në rezultat të qendrave të votimit të cilat kanë një rezultat. Janë marrë në dorëzim kutitë e rregullta dhe KZAZ në mënyrë abuzive s'ka nxjerrë rezultatet. Dhe kemi dy qendra votimi të KZAZ nr. 20 që i janë numëruar votat është hartuar dhe akti përkatës dhe përsëri nuk është përfshirë në tabelat e rezultateve. Në bazë të ligjit KZAZ-ja nuk fut në rezultat vetëm kutitë e parregulllta dhe jo kutitë që vetë kjo KZAZ i merr në dorëzim si të rregullta. Në bazë të ligjit subjektet zgjedhore kanë paraqitur ankesa sepse në Fier KZAZ-të dhe grupet e numërimit në kundërshtim me ligjin nuk i kanë përfshirë 2 qendrat e votimit në tabelat e rezulateve përmbledhëse dhe për këtë keni përgjegjësi edhe ju z.kryetar pasi ju keni thënë komisionerëve mbylleni këtë çështje sa më shpejt sepse nëse ka pakënaqësi e zgjidhim ne në KQZ".
Të tej ajo vijon se "problematika e Fushë-Kuqes është e njëjtë me rastin e Fierit. KZAZ nuk ka patur procesverbal në këto kushte e kemi miratuar këtu numërimin e 6 kutive".
Këtë diskutim e vijon kryetari i KQZ-së, Arben Ristani: "Në rastin e Lezhës KZAZ s'kishte bërë tabelë përmbledhesë s'kishte miratuar 6 kuti, sepse njerëz të pautorizuar krijonin tension në qendrën e numërimit, ne ndërhynë duke i marrë këtu kutitë dhe kemi vendosur bashkarisht për hapjen e tyre. Fieri nuk është i njëjtë, komisioni zonal atje ka marrë një vendim, atë për mospërfshirjen e këtyre kutive në tabelat përmbledhëse të rezultateve. Ne iu kemi thënë plotësoni tabelën përmbledhëse dukeqenëse ka një vendimmarrje atje. Ndaj këtyre tabelave mund të ankimohet si edhe për vendimet tona. Kështu thotë ligji, ata që kanë ankesë ta paraqesin atë, sepse aktualisht ka një rezultat nga KZAZ-ja. Tani nuk jemi në momentin e hapjes së kutive sepse nuk na e lejon ligji. Mbyllet çështja për KZAZ-në nr 20 të Fierit".
Me tej ai shton "dhe me këto veprime tentohet për të goditur KQZ-në. Janë të padrejta, janë deklarata për të bërë pis KQZ-në, për të treguar se Shqipëria nuk është e mundur të bëjë zgjedhje të ndershme".
Ristani vazhdon mbledhjen duke iu drejtuar administratës se "sa nga KZAZ-të e Fierit kanë sjellë rezultatet". Sipas juristes, 6 nga 7 KZAZ-te e Fierit i kanë sjellë rezultatet dhe vetëm ajo me nr 23 kishte një ankesë nga kryetari i kësaj KZAZ-je. KQZ hodhi në votim marrjen e vendimit për KZAZ nr. 23 dhe me shumicë votash ajo kaloi. Natyrisht vetëm me votat e 4 anëtarëve të djathtë në këtë komsion. Vendimi kishte të bënte me korrigjimin e tabelave të kësaj KZAZ-je.burimi http://www.shekulli.com.al
0 commenti:
Posta un commento