Marrëveshja e arritur gjatë mbledhjes së G8-s nuk është vlerësuar si shumë pozitive nga numri një i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Sekretari i OKB-së, Ban Ki Moon ka deklaruar fill pas marrëveshjes së arritur për klimën se puna e bërë nuk është e mjaftueshme dhe objekti i fiksuar për klimën nga G8 nuk është aq ambicioz.
"Politikat që janë njoftuar deri më tani nuk janë të mjaftueshme. Çështja e klimës kërkon një impenjim dhe përgjegjësi historike për të ardhmen e njerëzimit në planetin tonë", ka thënë ai.
Grupi i Tetë vendeve më të industrializuara në samitin e tyre në Itali kanë rënë dakort për herë të parë se ngrohja globale nuk duhet të kalojë dy gradë celcius.
Ky është niveli që shihet nga shumë ekspertë si minimumi për të penguar ndryshime klimaterike të pakthyeshme.
Për të arritur këtë, udhëheqësit e G8-ës i kanë vënë vetes një objektiv ambicioz për pakësimin e gazrave të efektit serrë në masën 80 përqind deri në vitin 2050.
Samitt pritet te kete bisedime të vështira me vendet dhe ekonomitë e mëdha në zhvillim si Kina dhe India.
burimi i marre nga shekulli.com.al
0 commenti:
Posta un commento