BBCAlbanian.com | News | Albanian News index

domenica 5 luglio 2009

Dy ministri dhe posti i të Parlamentit, janë propozimet që kryeministri aktual Berisha ka për LSI-në pas arritjes së marrëveshjes për qeverinë e re. Sipas fjalëve nën zë nga të dy partitë, thuhet se këto kanë qenë edhe sinjalet e lëshuara nga kryetari i LSI-së Meta për arritjen e marrëveshjes. Ky i fundit do të marrë postin e kryetarit të Kuvendit, ndërsa thuhet se Jozefina Topalli do të kalojë në Ministrinë e Jashtme. Pjesë e ofertës janë dhe një numër i madh postesh në nivelet e dyta apo të treta të qeverisë. Edhe pse këto fjalë qarkullojnë në të dy selitë, kryetarët respektivë, nuk kanë pranuar se ka pasur bisedime paraprake për ndarjen e posteve. Thashethemet që u përhapën pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare se Berisha mund të formonte një koalicion të majtë, u zyrtarizuan dje, rreth një jave pas votimeve. Lideri demokrat ftoi kreun e LSI-së, Ilir Meta të formojnë qeveri së bashku, pasi nuk plotësonte numrin e mandateve. Pas rreth një ore nga ftesa zyrtare, Meta del në publik dhe i përgjigjet pozitivisht Berishës për një koalicion të madh që do të qeverisë vendin. Të dy liderët justifikuan vendimin para elektoratit të tyre. Berisha sqaroi se këtë vendim ia diktoi sovrani me votat, kurse Meta nga ana e tij e justifikoi këtë si një vendim jo të lumtur, por të duhur sipas tij, që do t’i shërbejë vendit.
Ftesa
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha i ka bërë ftesë Ilir Metës, kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), të hyjnë në koalicion për krijimin e qeverisë së re. Sipas Berishës, LSI-ja plotëson të gjitha kushtet për një koalicion me të djathtën, pasi ka program të ngjashëm me atë të PD-së. Në një konferencë për shtyp pak para mesditës në selinë e PD-së, Berisha ka bërë të ditur koalicionin e ardhshëm që ai ka projektuar pas rezultateve paraprake që ka publikuar deti tani KQZ-ja. “I bëj ftesë LSI-së që të jetë pjesë e qeverisë së re, që do mund ta quajmë qeveri e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Siç deklarova dy ditë më parë, sovrani na dhuroi fitore, por diktoi koalicion nga partitë me të cilat programet janë më afër dhe që është LSI-ja, që në programin e saj ka yll polar integrimin e Shqipërisë në BE dhe punësimin, si kryefjalë të reformave dhe përpjekjeve të saj. LSI-ja të vlerësojë sinqerisht ftesën”.
Kryetari i demokratëve e justifikoi ftesën si të natyrshme për 3 arsye, për përqindjen e votave që kanë marrë në këto zgjedhje, për programin që LSI-ja ka dhe për persekutimin që i është bërë në proceset zgjedhore dhe që sot, sipas Berishës, meriton të fitojë atë që meriton. “LSI-ja është subjekti me programet më afër PD-së. Ka studiuar programin e integrimit të Shqipërisë në BE, LSI-ja ka punësimin si kryefjalë ashtu si PD-ja. LSI-në e ftoj gjithashtu me bindjen time si përfaqësuese dinjitoze, jeni dëshmitarë sesa e persekutua kjo parti në dy zgjedhjet e fundit. Jeni dëshmitarë kur unë kam bërë thirrje në atë periudhë që të gjendet gjuha e bashkimit, jo e përjashtimit. Shpreh bindjen se ato 47% të votave qe sovrani i dha koalicionit të parë, i shtohen dhe 6% votave të spektrit të majtë. Kam besim se kjo forcë politike do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës sime të hapur e të sinqertë”.
Gjithsesi, Berisha shtoi se qeveritë e minorancës nuk janë shumë të pëlqyeshme, por që Parlamenti mund t’i mbajë në pushtet për disa arsye.
materjali u mor tek http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=62001

Nessun commento:

Posta un commento